Dy incidente të frikshme e kanë bindur Kendall Jenner që të bëjë gati placket e të largohet nga shtëpi e saj luksoze. Modelja është zhvendosur në një vend të ri, ku rrethohet nga forca sigurie. Përse e gjithë kjo frikë?
Fillimisht, një djalë I ishte vënë pas me kërcënime se do të vriste e më pas, do të vriste edhe veten. Kjo e ka trembut mjaftueshëm Kendall sa të kërkonte ndërhyrjen e policisë. Por problemet nuk mbaruan me kaq.
Sipas site-it, TMZ, në 2 të mëngjesit një tjetër person I fiksuar pas brunes bukuroshe ka hyrë në pronën e saj dhe ka nisur të notojë lakuriq në pishinë.
Rojet e sigurisë e ndaluan shpesh dhe e dorëzuan në polici, por kaq mjaftoi që Kendall të mos ndiente më veten dhe aq të sigurtë, ndaj ka vendosur të shpërngulet dhe të mos tregojë se ku po shkon!