Pas ‘acarimeve’ në studio, Jasmina e Andi u ‘pajtuan’ me një puthje.
Takimi i Jasminës me Geljanin në puntantën e fundit e kishte bërë Andin xheloz.
Ai madje kishte debatuar i nervozuar në studio, ndërsa pas atij debati nuk i kishte folur Jasminës as në prapaskenë.
Jasmina i kishte shkuar Andit në dhomën e zhveshjes, duke u përpiqur të sqarohet me të dhe në fund duket se u pajtuan.
Teksa po largohej, Andi i dha një përqafim Jasminës, kurse para se të ndaheshin, ata shkëmbyen edhe një puthje.
“E pashë që u mërzit shumë, dhe ishte që në fillim të emisionit me dhimbje koke, kështu që duhet ta bëja të ndihej mirë,” tha Jasmina, kur u pyet për këtë veprim.