Kim Kardashian gjatë kësaj kohe ka qenë shumë e përfolur në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në rrjete sociale.
Kjo pas ndarjes nga Kanye West, me të cilin ishte e martuar për më shumë se gjashtë vite.
Të njëjtit kanë së bashku katër fëmijë, gjersa ylli i “Keeping Up With the Kardashians ka filluar pushimet vetëm me ta.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/01/auto_Screenshot_5-11617309371.png)
Kim ka ndarë me 212 milionë fansat disa imazhe nga pushimet, në të cilët duket se po kalon një kohë të mrekullueshme.
“Jeta e nënës në pushime. Pushimet e Pranverës”, ka shkruar ajo.
Në fotografitë që ka publikuar, Kardashian shfaqet duke u përqafuar me fëmijët e duke marrë rreze dielli.
Siç ka deklaruar, ajo do jetë më shumë e fokusuar tek fëmijët përkundër divorcit me reperin 43 vjeçar.
Ky njëherësh ishte divorci i tretë për Kim, e cila më parë ka qenë e martuar me Damon Thomas dhe lojtarin e NBA, Kris Humphries.