Snoop Dogg ka deklaruar se albumi i radhës do ta ketë emrin “From Tha Streets 2 Tha Suites”.
Këtë javë reperi ka zbuluar në rrjete sociale se do ta publikojë këngën e re si dhe titullin e albumit të ri.
“Roaches In My Ashtray” quhet kënga e tij e re e cila do të publikohet të premten, shkruan NME.
Muajin e kaluar, Snoop riaranzhoi turin e tij në Britani dhe Irlandë për të tretën herë.