Debatet e forta në studio puntatën e sotme në Përputhen kanë nxehur gjakrat mes konkurrentëve.
Princi nuk po gjen qetësi dhe çdo puntatë përplaset me vajzat Sara-Jasmina. Gjithçka nisi pas një komenti të Princit në takimin e tij me Aristelën ku tha se “Sarën nuk e pëlqej më”.
Debati vazhdoi në studio me Princin që e akuzoi si materialiste Sarën dhe se i pëlqejnë çunat me Ferrari dhe Porsche.
“S’jam materialiste, ti je zhigolo, tregoje këtu kush ta pagoi helikopterin që i çove Jasminës në takim,” tha Sara.
Pasi u largua nga studio Princi, Jasmina zbuloi se helikopterin në takim e pagoi ajo.
“Unë e kam paguar helikopterin dhe s’i thashë gjysmë fjale,” tha Jasmina.