Demi Lovato dhe Noah Cyrus kanë nisur një lidhje dashurie!

Mediale Vip

Demi Lovato dhe Noah Cyrus kanë nisur një lidhje dashurie!

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:59
Demi Lovato dhe Noah Cyrus

Pasi Demi Lovato pranoi publikisht se është panseksuale, ajo po kalon shumë kohë në shoqërinë e motrës së Miley Cyrus, Noah.

Burime pranë këngëtares kanë treguar për mediat e huaja se vajzat ndihen shumë mirë me njëra-tjetrën, madje kanë nisur një lidhje dashurie.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit ndërkohë që asnjëra prej vajzave s’ka reaguar, duke i lënë të gjithë kuriozë.

Së fundmi, teksa fliste për orientimin e saj seksual, Demi ka pranuar hapur se është panseksuale.

Këngëtarja rrëfeu se kishte pasur një zgjim seksual kur pa skenën e famshme të puthjes së Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në filmin “Cruel Intentions 1999”, por padyshim që u prek nga edukata e saj konservatore

“Oh, më pëlqeu, por ndjeva shumë turp, sepse u rrita në Teksas si e krishterë, kjo është shumë zhgënjyese. Çdo tërheqje që kisha për një femër në moshë të re, e mbyllja brenda vetes para se të përpunoja atë që po ndieja”-tregoi ajo.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, të jesh panseksual do të thotë të mos tërhiqesh nga gjinia por vetëm nga personi, pa marrë parasysh nëse ai është mashkull apo femër. Pra, orientimi seksual apo identiteti gjinor nuk ka aspak rëndësi për ta.

E pyetur nëse dëshiron të ketë fëmijë, Demi rrëfeu se ka dëshirë të adoptojë.

Ajo foli gjithashtu për fejesën e prishur me Max Ehrich dhe çfarë nuk shkoi me të.

“Nuk e di, unë isha e fejuar me një burrë vitin e kaluar. Mendova se do të isha e martuar, mbase shtatzënë. Dhe nuk është kështu. Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim.

Jeta nuk shkon sipas asnjë plani. Kështu që, po dua të kem fëmijë, por nuk e di, sepse kjo mund të ndryshojë javën tjetër. Mendoj se në këtë moment dua të adoptoj”, u shpreh Demi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat