Sara nuk i ndal ofendimet ndaj Princit.
Sara dhe Princi që prej puntantës së djeshme në “Përputhen” i kanë ‘acaruar’ raportet, shkruan lajmi.net.
E gjitha nisi me një deklaratë të Princit, ku tha se Sara pëlqen djemtë që kanë vetura luskoze, duke e bërë atë të reagojë ashpër.
Gjatë debatit të djeshëm, Princi ishte larguar nga studio, ndërsa sot (e premte) dyshja filluan të debatonin sërish.
Në një moment, Sara e quan “të fëlliqur” Princin, ndërsa ky i fundit po i kërkonte falje asaj.
Princi tha se Sara ka të drejtë ngase gjatë ditës së djeshme kishte folur me mllef, kurse konkurrentja tha se nuk e pranon kërkimfaljen e tij.