Aktorja Teuta Krasniqi ka qenë e ftuar sot në emisionin “Express Rozë” ku ka folur për jetën e tij private dhe martesën me Adonisin
Kur është pyetur se si duhet të jetë një nënë për fëmijën e saj, Teuta ka thënë se me rëndësi për fëmijën është që “nëna e tyre të jetë e lumtur”.
“Por, nuk duhet ti marrë tërë meritat për shkak se Adonisi është një njeri tjetër familjar, është tepër shumë i dedikuar. Ndonjëherë kur ndodh që ai nuk është aty dhe mua me binë tërë përgjegjësitë, e shoh sa shumë me mungon, përveç që me mungon kështu, por me mungon si dorë e djathtë për krejt angazhimet ditore”, ka thënë ajo në këtë intervistë.
Kujtojmë se Teuta ishte ndarë nga këngëtari Blero, me të cilën ka një vajzë që shumë shpejt do të mbushë 11 vjet.