Me një foto të ëmbël, Arbana tregon sa është rritur Dielli

Mediale Vip

Me një foto të ëmbël, Arbana tregon sa është rritur Dielli

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:35
Arbana Osmani

Arbana postoi imazhin e këndshëm me djalin.

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, vitin e kaluar u bë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Dielli, por ka preferuar që gjatë kësaj periudhe ta mbajë larg syrit të publikut.

Si rrallëherë, ajo sot publikoi një foto, në të cilën u shfaq duke e ushqyer me gji Diellin e vogël dhe dukej shumë e lumtur.

“Këtë pasdite, me rrezen time të vogël të dritës”, janë fjalët që Arbana ia ka shtuar fotografisë, me të cilën provomon gjidhënien. 

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat