Lorik Cana e ka nisur më së miri muajin prill. Ish-kapiteni i Kombëtares ndodhet me pushime në Dubai e ndonëse vetë është i kursyer në publikimin e fotografive në rrjete sociale, ka qenë bashkëshortja Monika ajo që e ka zbuluar këtë.
Monika ka postuar një foto ku Loriku shfaqet duke ndezur një puro për shtatë palë qejfe ndërsa ajo vetë po shijon rrezet e diellit, me rrobabanjo e flokët e lëshuar.
Nuk dihet nëse çifti i ka marrë dy të vegjëlit e tyre me vete, apo po i kalojnë së bashku këto pushime.
E rëndësishme është që ata po kënaqen pas kaq kohësh karantinë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/03/auto_Screenshot_1-4-227x4001617429821.jpg)