Reperi dhe aktori amerikan DMX është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një sulmi në zemër. Avokati i artistit, Murray Richman ka thënë se reperi është hospitalizuar dhe se gjendja e tij nuk është e mirë.
I pyetur nga TMZ, nëse sulmi në zemër i ka ardhur si pasojë e mbidozës, Richman ka thënë se nuk është në dijeni për shkaqet që kanë çuar deri tek ky problem shëndetësor.
DMX është i njohur për abuzimin e tij me droga për vite të tëra dhe disa herë ka kaluar kohë edhe në rehabilitim. Ai është i njohur si ikonë e muzikës hip-hop derisa ka pasur bashkëpunime me disa prej artistëve më të mëdhenj të kësaj rryme të muzikës siç janë Jay-Z, Ja Rule, Eve dhe LL Cool J.
DMX është po ashtu i njohur për disa role edhe në filma.
Këngëtari 50 vjeçar emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons është dërguar në spital me urgjencë të premten e kaluar dhe afër po i qëndron familja.