Vjosa Osmani është zgjedhur Presidentja e re e Kosovës pak orë më parë.
Vjosa Osmani është zgjedhur pak orë më parë si Presidentja e re në detyrë e shtetit të Kosovës.
Ajo u urua sigurisht nga shumë figura të njohura të estradës shqiptare, të cilët iu gëzuan faktit se një femër mori rolin e Presidentes së shtetit të Kosovës.
Rita Ora si një ndër shqiptaret më të njohura me famë botërore e cila asnjëherë nuk ngurron të shfaq dashurinë e saj për vendlindje ka uruar presidenten e re me një fotografi në Instastory.
Ajo publikoi në Instastory të Vjosës me dorë në zemër derisa edhe shkroi disa fjalë urimi për të.
“Urime Vjosa Osmanit, Presidentja e re e Kosovës”, shkroi Rita përkrah fotografisë së Vjosës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/04/auto_169144636_288268789350847_3520175169427486261_n1617572614.jpg)