Këngëtarja kishte paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në “Këngën Magjike”.
Linda Halimi disa ditë më parë kishte paralajmëruar fansat e saj se këtë vit ajo do të merrte pjesë në festivalin e këngës “Kënga Magjike”.
Sot ajo ka ndarë disa sekuenca nga performanca e saj në festival teksa edhe falënderoi të gjithë ata që e bënë të mundur pjesëmarrjen e saj.
Linda prezantoi një baladë para publikut me titullin “Pa t`pa”, e cila u pëlqye u prit mjaft mirë nga publiku.
Këngëtarja vendosi të paraqitej me një fustan të kuq i cili i theksonte linjat trupore, teksa për grimin dhe flokët ajo kishte vendosur t`i mbante mjaft elegante.