Vjosa Osmani tashmë do të ushtrojë rolin e Presidentes së Kosovës.
Shteti i Kosovës tashmë ka një presidente të re, Vjosa Osmanin.
Vjosa Osmani u urua nga shumë figura të njohura të estradës shqiptare dhe së fundmi ishte Vesa Luma ajo që iu gëzua lajmit për fitoren e postit të Presidentes së shtetit të Kosovës.
Ajo u shpreh se ndihet se vendi i saj (Kosova) më në fund u ringjall pas fitores së Vjosës.
“U ringjall vendi im. Presidente Vjosa Osmani”, shkroi Vesa përkrah një fotografie të Vjosës që publikoi.