Partnerja e reperit tash ka bërë muaj pasi ka lindur vajzën e saj Poem Blu.
Dhe, Sara Hoxha ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram derisa ka venë në fokus format trupore.
“Kofshë të trasha durim i hollë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.
Sara shihet e veshur me veshje ngjyrë të gjelbër të mbyllur teksa i dallohen shumë lehtë kilogramët e tepërt dhe barku paksa i fryrë.
Ndryshe, ditë më parë nëna e një vajze ka treguar se ka shtuar peshë dhe tashmë ka nisur edhe palestrën për të hequr kilogramët.
Theksojmë se, Sara po e shijon çdo ditë epitetin nënë, momente të shumta po i ndanë edhe në rrjetet e saj sociale duke mos munguar edhe imazhe të vajzës.
