Këngëtari ka shkruar një urim për Vjosa Osmanin.
Labinot Tahiri përmes një postimi u shpreh i lumtur pasi Vjosa do ta ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës.
Tutje, ai e ka uruar edhe gjithë Republikën e Kosovës për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Theksojmë se, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente dje duke u bërë gruaja e dytë me këtë post në historinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Labit pa ndërhyrje:
Ja çka do të thonë veprat e mira dhe fjala e mirë, e mbi të gjitha ta duash vendin pa asnje interes.
Të gjithë në rrugën e RUGOVËS, duke i shkuar edhe te varri, duke u rritur dhe duke ia pa hajrin edhe pse sështë presidenti historik fizikisht në mesin tonë!
Me ketë dua te them , se edhe Vjosa Osmani ndjek rrugën e IBRAHIM RUGOVËS!
Urime presindete e nderuar postin më të veqant të shtetit tonē.
Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje , i ke bërē ; nënat, nuset e bijat tona të ndjehën tē fuqishme duke i luftuar me ju se bashku padrejtesitë që i’u janë berë vajzave shqiptare , e veqanerisht ato motra ku presin drejtesi tē cilat përjetuan tmerret nga lufta e fundit nē Kosovë!
Urime shqiptarë dhe REPUBLIKA E KOSOVËS.
Urime kryeministër Albin Kurti!
Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.”