Këngëtarja e zhanrit popullor, Shkurte Fejza ditë më parë ka treguar se po e lufton virusin COVID-19 bashkë me burrin e saj.
Gjatë këtyre ditëve këngëtarja e muzikës popullore shprehu, me vonesë, ngushëllime për vdekjen e humoristit Rasim Thaçi-Cima.
Sic deklaroi ajo nuk ka arritur të marrë pjesë në varrimin e tij për shkak se ka qenë e infektuar me koronavirus.
Megjithatë, Shkurte Fejza ka kaluar virusin dhe tashmë gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Tutje, edhe bashkëshorti i saj Hajrush Behluli tha se është më mirë dhe nuk kanë ndonjë pasojë.
“Po e kemi kaluar të dytë virusin, mirë jemi dhe pa pasoja. Faleminderit për interesimin”, ka thënë bashkëshorti i Shkurte Fejzës në një përgjigje për media.