Këngëtarja ka treguar se ka nisur një profesion tjetër.
Morena Taraku përveç jetës së saj luksoze në Turqi dhe shtëpisë ka filluar edhe një biznes.
Që nga dalja e saj në skenën muzikore, artistja shqiptare njihet për ndryshimet e shumta në fytyrë e cila edhe i ka pranuar publikisht.
Përpos ndryshimeve, Morena siç duket është edhe e pasionuar pasi ka hapur një klinikë private në Turqi.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram, këngëtarja ka shkruar emrin e klinikës së saj duke e quajtur edhe si shtëpia e bukurisë.
Ndryshe, Morena Taraku së fundi ka bërë një ndryshim në dukje duke shkurtuar flokët e saj teksa edhe festoi ditëlindjen me 1 prill.