Shawn Mendes muajin e kaluar i kishin hyrë disa të panjohur në rezidencën e tij.
Raportohej se edhe vetura luksoze e tipi ‘Mercedes G-Wagon’ i ishte zhdukur me disa gjëra të tjera, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë, 22-vjeçarit i është kthyer vetura të hënën që lamë pas, pasi u gjet në Beverly Hills.
Vetura u gjet e parkuar në një rrugë banimi, pa shenja të dukshme dëmtimi.
Policia drejtoi targat dhe konfirmoi se ishte automjeti i vjedhur i Shawn.

Deri më tani nuk ka pasur arrestime të bëra që kur hajdutët hynë në rezidencën e tij dhe të dashurës Camila Cabello.