Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar publikisht presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.
Diva e muzikës ka publikuar një foto të Osmanit, krahas së cilës ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar për postin që ka marrë.

“Urime Madamë Presidente.
Sa e mrekullueshme të shikosh një femër në majë”, ka shkruar Dua duke i uruar Vjosa Osmanit postin e rëndësishëm.