Mevlani duket se e ka “thumbuar” Ledianën me postimin e fundit.
Konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba, kohën e fundit është fokusuar në takim vetëm me Ledianën.
Ai deklaroi se në emision është vetëm për Ledianën, ndërsa nga takimet e tyre i shohim shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Por, së fundi ai habiti me një postim që e bëri në rrjete sociale, të cilin e shoqëroi me këngën “Love Story”.
“Më theve zemrën tani je me tjetër tregomë a m’ke harru. Ty gabimet të mbetën shkatërrove veten, tash je tu më kërku”, janë vargjet që i ndau nga ajo këngë.
Ndërsa, vëmendja ishte tek ajo që shkroi sipër fotos, ku thotë “Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”.
Mbetet të shihet se a janë këto fjalë dedikim për Ledianën.
