Gazetarja Eni Vasili është në pritje të binjakëve vajza dhe pasi lajmin e pritje së ëmbël ja zbuluan mediat ende pa bërë ajo një komunikim publik.
Pak minuta më parë vetë Eni ka postuar në instagram foto me barkun e rrumbullakosur.
“Dhe meqe paparazi i gazetes Panorama nxitoi te jepte lajmin para meje u ndje i detyruar te sillte fotot te pakten. Thnx Panorama, jeni te falur ; shkruan Vasili përbri fotove të shkrepura në rrugë teksa ndodhej me partnerin e saj.
Kjo është shtatzënie a parë për gazetaren e njohur, e cila ka vendosur të mos shkëputet aspak nga televizioni dhe vazhdon me moderimin e programit ‘Open’ teksa barku rritet dita ditës.