Dafina arriti 10 milionëshin me këngën e re.
Muajin e kaluar, Dafina Zeqiri muajin e kaluar lansoi projektin e shumëpritur “Duro”.
Kënga në fjalë po pritet shumë mirë nga ana e publikut dhe deri tani ka marrë mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube.
Këtij suksesi i është gëzuar jashtë mase këngëtarja, e cila në një postim shfaq personat që ishin pjesë e këtij klipi.
Kënga “Duro” njëherësh ka ndihmuar shumë njerëz, të cilët kanë telefonuar në qendrën “Linja e jetës” për të rrëfyer problemet nga të cilat vuajnë.
Kënga e Dafina Zeqirit ka për temë pikërisht personat që vuajnë nga ankthi, depresioni, bulizmi, e shumë të tjera dhe synon t’i ndihmojë ata.