Këngëtari është tejet i përkushtuar ndaj vajzës së tij.
Roberti e ka treguar edhe në emisione televizive shpesh herë se Rene është gjëja më e shtrenjtë në jetën e tij.
Artisti shqiptar e kalon kohën me të dhe në të njëjtën kohë publikon edhe fotografi me të. Së fundi në storien e tij në Instagram ka postuar një fotografi bashkë me Renen të cilët e kanë shijuar borën së bashku.
Ndryshe, Robert Berisha ka deklaruar së fundi se nuk është në ndonjë lidhje dashurie vetë se është i përkushtuar ndaj vajzës së tij.
Tutje, ai tha se është hargjuar pasi ka dhënë shumë dashuri dhe nuk ka mundësi të nisë ndonjë lidhje të re dashurie.