Shumicën e kohës, Justin dhe bashkëshortja e tij Hailey janë një ndër çiftet më të lezetshëm në rrjete sociale, le të themi ‘couple goals’.
Shumë të afërt, shumë të ëmbël me njëri-tjetrin por sigurisht që edhe ata kanë momentet e tyre të këqija, si çdo çift tjetër.
Për faktin që janë të famshëm, këto probleme ndonjëherë nuk fshihen dot nga publiku, siçi ishte edhe rasti i fundit që po bën xhiron e rrjetit.
Teksa shihnin një ndeshje së bashku, Hailey ledhatonte bashkëshortin në shpatulla, mirëpo ky i fundit i bezdisur i kërkon ta lërë rehat.
Kjo vërehet menjëherë në veprimin e modeles, e cila largon duart nga partneri, i zhduket buzëqeshja në fytyrë dhe largohet për t’u mbështetur pas.
Kjo video po bën xhiron e rrjeteve sociale.