Monda është një emër i ri në estradën shqiptare.
Ajo ka prezantuar për publikun këngën e saj më të re me titull “Zemrën ma more”.
Kënga është ritmike e zhanrit RnB, dhe është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/08/auto_170371006_3890309401051782_5425097791731752542_n1617896513.jpg)
Në punimin e vijës melodike dhe tekstit të saj, ka marrë pjesë edhe vet Monda.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja e re vjen me një paraqitje mjaft atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.