Ditën e sotme vëllai i vetëm i Oltës, Stiv Boka, feston ditëlindjen.
Edhe pse ai është bërë dhe vetë pjesë e muzikës, një pjesë e madhe e njerëzve vazhdojnë ende ta njohin si vëllai i vogël i Oltës.
Kështu, në këtë ditë speciale, këngëtarja i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë vëllait të saj.
Olta shprehet se Stivi ka qenë si fëmija i saj i parë, që e ndihmoi të përgatitej për të ardhmen.
“Nuk të kam vetëm vëlla Stiv Boka. Ti je fëmija im i parë që më ndihmoi të përgatitesha më prindërimin! Dhe siç uron prindi për fëmijën, paç rrugën të shtruar me flori e fat. Shpirtin të përmbushur në çdo hap dhe Zoton bashkudhëtuar! Arritsh sukseset që të do zemra!”, shkruan Olta në urimin e saj.