Reperi dhe themeluesi i “Revolt” Sean “Diddy” Combs është bërë viral pas akuzave që ka lëshuar në drejtim të korporatave më të mëdha amerikane se kanë dështuar të mbështesin komunitetin me ngjyrë.
Në një artikull të publikuar të enjten, Combs ka thënë ndër të tjera se brendet e mëdha po qëndrojnë në komunitet “me të njëjtën këmbë me të cilën qëndrojnë në qafën e të njerëzve me ngjyrë”, shkruan The Independent.
Themeluesit i rrjetit kabllor televiziv “Revolt” ka argumentuar në shkrimin e tij se korporatat kanë dështuar të mbështesin pronarët me ngjyrë të bizneseve.
We’re done letting corporations manipulate our culture into believing incremental progress is acceptable action.
— Diddy (@Diddy) April 8, 2021
IF YOU LOVE US, PAY US.
Here’s my letter to corporate America.https://t.co/zm0zNtaX7p
Reagimi i tij ka ardhur pasi gjiganti i prodhimit të makinave “General Motors” e kishte listuar “Revolt-in” si një nga bizneset e shumta me të cilat punon e të cilat kanë pronarë njerëz me ngjyrë.
Reperi amerikan ka thënë të enjten përmes shkrimit të tij se edhe pse “Revolt” merr të ardhura nga reklamat e “Genera Motors”, bashkëpunimi mes dy kompanive nuk është një shembull i suksesit.
“Ekspozimi i refuzimit historik të General Motoros për të investuar në media pronarët e të cilave janë njerëzit me ngjyrë nuk është vrasje e karakterit. Është ekspozim i mënyrës se si kjo korporatë dhe shumë të tjera na kanë trajtuar gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera “Diddy”.