Rita Ora ka publikuar disa fotografi në Instagram.
Rita Ora tashmë është rikthyer në skenën muzikore pas një pauze dhe ka lansuar një mini-album i cili po pëlqehet.
Menjëherë pas lansimit ajo mori mijëra komente pozitive të cilët treguan se ajo u ka munguar mjaft shumë atyre.
Ajo këtë famë po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë, kështu jo rrallë herë duke pozuar për Instagram mjaft joshëse.
Ajo u shfaq me veshjen ngjyrë të zezë, e cila kishte veshur një fustan të ngjitur pas trupit, modeli i të cilit ishte mjaft interesant, ndërsa grimin e kishte ngjyrë portokalli të ndezur.
Rita për momentin po qëndron në Sidnej teksa është duke bërë pjesë si gjyqtare në The Voice Australia.