Xhensila Myrtezaj sot (e premte) feston ditëlindjen e saj të 28-të.
Në këtë ditë të veçantë ajo pranoi përplot dhurata dhe urime nga më të ndryshmet në rrjete sociale.
Ndërkaq, nuk mungoi as edhe postimi nga bashkëshorti i saj dhe njëherësh aktori, Bes Kallaku.
Ky i fundit shpërndau një fotografi me bukuroshen brune, ndërsa që të dy shiheshin të lumtur krah njëri-tjetrit.
“Në pranverë ku çelin trëndafilat, çel e qeshura ime prej teje. Urime ditëlindjen ‘lokja’ zemrës”, ka shkruar ai në përshkrim.
Çifti përndryshe u martuan në shtator të vitit 2018, ndërsa tani janë prindër të një vajze.