Shyhretja është në përgatitje të këngëve të reja.
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka nisur punën për projektet e radhës.
Me anë të rrjeteve sociale, artistja bëri të ditur se po punon për këngët e reja, të cilat pritet t’i lansojë së shpejti.
Shyhretja postoi një imazh, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë e elegant, teksa duket se ishte në xhirime të klipit të ri.
“Duke punuar per projektet e radhës te cilat do ti gjeni ne kanalin tim ne youtube”, shkruan ajo.
Kujtojmë se “Gurbetqar emrin e kam”, mbetet kënga e fundit e Shyhrete Behlulit, e cila u prit mirë në publik.