Moderatorja e njohur ka publikuar një imazh me djalin e vogël.
Arbana Osmani në muajin tetor u bë nënë për herë të dytë, djalin moderatorja dhe partneri i saj Eduart Grishaj vendosën ta quajnë Diell.
Ajo që nga lindja ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, kështu duke ndarë foto dhe video si nga përditshmëria po ashtu edhe nga jeta profesionale.
Së fundmi Arbana ka ndarë një fotografi duke shëtitur me Diellin, ku u shpreh se Dielli nuk po e lë atë të bëjë gjumë po që ende janë të lezetshëm.
“Gjumë s’para flemë po kshu si tipa jemi të lezeçëm. Fundjavë të bukur të gjithëve”, shkroi Arbana në mbishkrimin e fotografisë.