Familja mbretërore ka nderuar Princin Philip me një video emocionale, pjesë e të cilës janë Princ Charles, Princ Edward, Princesha Anne dhe Princ Andrew. Ndërsa Mbretëresha Elizabeth vendosi të mos merrte pjesë.
Princ Charles shprehet për Princ Philipin: “Ai kishte një energji të mahnitshme në mbështetje të mamasë sime dhe e kanë pasur për një kohë të gjatë. Mendoj se ai me shumë siguri dëshiron të mbahet mend si individ me të drejtat e tij”.
Ndërkohë Princesha Anne e prekur tha: “Do e mbaj mend gjithmonë si një njeri që ishte i gatshëm për të ndihmuar me ide dhe nëse kishe ndonjë problem ishte aty për ty”.
Pallati Buckingham njoftoi ndarjen nga jeta të princit të premten në 9 prill.
Thuhet se Princ Harry është nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar për t’i qëndruar pranë familjes.