Më datën 9 të këtij muaji, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.
Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej:
“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.
Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor.
Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.
Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”
Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.
Të shumtë janë personazhet publikë që i kanë shprehur familjes mbretërore ngushëllimet për humbjen e Princit Philip, mes tyre edhe këngëtarja e famshme Lana Del Rey.
Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto të Princit e Mbretëreshës kur ishin ende të rinj, teksa tregonte se ishte fanse e dashurisë së tyre.
Mirëpo, një pjesë e madhe e ndjekësve i janë vënë kundër Lana-s për këto postime, duke i kërkuar që t’i fshijë sa më parë!
Pse do të thoni ju?
Ndjekësit mendojnë se Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
Asokohe, në historinë britanike nuk ishte e pazakontë që anëtarët e familjes mbretërore të martoheshin me një person të afërm të fisit të tyre. Gjithashtu sipas ndjekësve, po t’i futemi historisë, Mbretëresha dhe Princi Philip janë stër-stër-nipat e Mbretëreshës Victoria.
Ndërkohë, Lana ende nuk i është përgjigjur komenteve.