Dje ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, okarina e artë e muzikës popullore, Shaqir Hoti.
Ata që e njohën dhe patën rastin të punojnë nga afër me të e dinë vlerën e këtij artisti të rrallë, i cili vdiq, por la pas veten një krijimtari që nuk do të harrohet.
E pikëlluar për vdekjen e Shaqir Hotit është edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli.
“Një nga një po ikin artistët, që lanë gjurmë tek populli shqiptar, veprat e tyre do të jetojnë brez pas brezi. Ngushëllime familjes së nderuar Hoti.” ka shkruar ajo në një postim në rrjete sociale.
