Pas daljes nga emisioni “Për’puthen”, Andi ka qenë një prej personazheve më të komentuar në media e rrjete sociale.
Ai doli “çift” me Tean dhe më vonë iu zbulua skenari i mashtrimit, pas bërjes publike të lidhjes së Teas me Beart Rexhepin.
Këta të fundit u ndanë, teksa në rrjet konkurrentët kanë nisur thumbat e kërcënimet për njëri-tjetrin.
Për të nxjerrë të vërtetat e tij, Andi ka kërkuar 30 mijë ndjekës në Facebook, deklaratë e cila u sulmua mjaft nga ish-konkurrentët e tjerë të “Për’puthen”.
Mes zhurmës së madhe në rrjet, Andi është shfaqur gjithashtu si model në videoklipin e ri të këngëtares Shkenda Dubova, e cila u rikthye në muzikë.
Kënga e saj i kushtohet një dashurie të përfunduar mes dy personave që dëshirojnë të rikthehen sërish bashkë, ndërsa në videoklip mund të shohim ish-konkurrentin përkrah këngëtares.