Shyhrete Behluli ka qenë dhe mbetet padyshim një nga emrat më të dashur e të respektuar të skenës muzikore.
Këngëtarja ka arritur tash e sa vite të krijojë një karrierë shumë të suksesshme e të fitojë zemrat e një publiku të gjerë që e dëgjon dhe e përcjellë me kënaqësi muzikën e saj.
Ajo krahas zërit, shquhet edhe për kujdesin që i kushton paraqitjeve të saj, por gjithashtu edhe për dëshirën e madhe për të qenë një grua familjare, gjithmonë duke u kujdesur për më të dashurit e saj.
Këtë ajo e tregon shumë shpesh, ashtu si sot pas një positimi në rrjete sociale ku shihet tryeza e saj e mbushur me ushqime tradicionale nga më të shijshmet.
