Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri nesër feston ditëlindjen.
Ajo mbush 34 vjeç, dhe ka vendosur të festojë për një javë të tërë pasi mposhti COVID-19, disa ditë më parë.
Ajo me rrethin e saj të shoqëror dhe grupit nga “MoneyZ”, ka rezervuar një vilë në një resort në Palasë.
Atje nuk do mungojë festa, përballë bukurive të detit Jon dhe brigjeve magjepëse të rivierës së jugut shqiptar.