Aktorja shqiptare e ka rikujtuar nënën e saj në dy vjetorin e vdekjes.
Përmes një storie të publikuar në Instagram ajo i ka shkruar edhe disa fjalë.
Arjola Demiri ka postuar një imazh të nënës së saj derisa ka treguar se nuk ka pasur mundësinë t’i thotë as lamtumirë.
“2 vjet pa ty nanë, malli nanë m’ka tha malli. S’munde të më thoje fjalën lamtumirë se ti ike shpejt për një tjetër jetë”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, Arjola Demiri është aktive me postime në rrjete sociale e cila ndanë postime të shumta nga jeta teksa ka publikuar edhe këtë postim për nënën e saj.