Këngëtarja njoftoi përmes rrjeteve sociale.
Bebe Rexha, mbrëmë ka publikuar një imazh derisa shkroi se për sot ka një befasi speciale.
Dhe sapo ka zbuluar për fansat e saj përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram se ka gati albumin e ri.
Artistja e njohur me famë botërore tha se me datën 7 maj do e lansojë albumin e radhës në karrierën e saj muzikore.
“Better Mistakes”, mban titullin albumi i këngëtares për të cilin nuk zbuloi detaje tjera vetëm titullin dhe datën e publikimit.
Ndryshe, Bebe Rexha zbuloi edhe posterin e albumit teksa shihet e veshur me veshje të ngushtë ngjyra bardh dhe zi.
