Herolina Zeka tashmë është emër i njohur për publikun dhe mjaft e komentuar në mediat rozë.
Ajo është reja e këngëtares së mirënjohur Gilit, pasi tashmë e ka bërë publike lidhjen e saj me djalin e Gilit dhe Ilirit, Robert Berani.
Herolina është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundi bukuroshja është duke kaluar disa ditë pushimi në vendin e preferuar të VIP-ave shqiptarë, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në fotografinë që ka postuar sot ajo duket në top-formë e shfaqur vetëm me bikini.