Reperi i dashur për publikun, Capital T, prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes nga mediat rozë. Kjo për arsye se po përflitet për një lidhje të mundshme me modelen e njohur, Adrola Dushi.
Madje u tha se ata kanë kaluar disa ditë pushime së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por në lidhje me këto thashetheme nuk reagon asnjëri prej tyre.
Tashmë reperi i njohur është kthyer në Kosovë dhe menjëherë është hedhur në krahë të gruas më të çmuar të jetës së tij.
Ai ka postuar një moment, ku shfaqet duke u përqafuar me nënën e tij. “Ti je shtëpia ime”, ka shkruar Capital T.