Këngëtarja njihet për jetën e saj luksoze të cilën e tregon edhe në veshjet e saj të shtrenjta.
Faqja në Instagram, ‘What they wearin’ ka publikuar një fotografi të këngëtares e cila shihet me veshje të markës “Gucci”.
Adelina Tahiri përë këtë paraqitje ka zgjedhur një palë xhinse dhe një xhaketë krejt këto nga marka e njohur.
Xhinset dhe xhaketën i ka kombinuar me një bluzë ngjyrë bezhe, bizhuteri dhe një çantë.
Xhaketa e këngëtares nga Maqedonia ka një çmim prej 689 euro ndërsa xhinset e saj 485 euro të cilat në total përfshinë shifrën prej 1,174 euro.
Ndryshe, Adelina Tahiri po e shijon jetën e saj me bashkëshortin dhe djalin, Jonin.