Greta solli projektin e ri në treg.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Edlir Begolli, ndërsa anën vizuale e punoi MAX Production.
Në klipin e kësaj kënge, artistja erdhi atraktive e veshur me fustan të bardhë dhe një tjetër të kuq.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Greta Koçi, me titull “Trëndafilat”, që për temë ka dashurinë.