Një avokate indiane po ndërmerr veprime ligjore ndaj princit Harry, pasi ajo prtendon se ka pasur një komunikim me të në rrjete sociale
Gruaja e identifikuar si Palwinder Kaur, pretendon se është njohur me princin në rrjetet sociale dhe se ai i kishte thënë se do të martohej me të.
Ajo gjithashtu kërkoi nga autoritetet indiane të lëshonin një urdhër arresti ndërkombëtar në mënyrë që policia dhe Mbretëria e Bashkuar të kapnin Princ Harry-n dhe ai të detyrohej të zbatonte premtimin për martesë pa vonesa të mëtejshme.
Gjykata e refuzoi aplikimin, duke thënë se nuk ishte provuar që ajo kishte folur me Princin dhe e paralajmëroi për rreziqet e mundshme. Ajo ka pranuar se nuk ka qenë kurrë në Britani dhe se nuk e ka takuar personalisht, pasi kontaktet e supozuara kanë qenë vetëm përmes e-mailit dhe mediave sociale.