Këngëtari i “Dadushit”, hitit të madh të viteve 80-të, tashmë ka një karrierë të gjatë e të sukseshme në botën e muzikës në vend.
Ai, për shumë vite ishte një nga emrat më të kërkuar të muzikës popullore, shumë i angazhuar në dasma e ahengje.
Por, me ardhjen e virusit dhe pandemisë, edhe angazhimi i Afrim Muçiqit njejtë si edhe i kolegëve të tij, është vënë në pauzë, për çka këngëtari e ka ngritur zërin disa herë.
Derisa Afrimi nuk ndalet së kërkuari që masat anti covid të mos i penalizojnë dasmat e ahengjet, bashkëshortja e tij e re nuk po bënë zë, ani pse edhe ajo është këngëtare.
Halime Mani, dikur arsimtare e muzikës dhe këngëtare aktive, aktualisht është nënë e përkushtuar e me kohë të plotë.