Miloti zgjodhi dhuratat më të bukura për gruan.
Bashkëshortja e futbollistit Milot Rashica, Belkiz Kera, me këtë date feston ditëlindjen.
Me rastin e ditëlindjes, Belkiz pranoi dhurata e urime të shumta nga familjarë e miq të saj.
Një befasi të veçantë, ajo e mori nga Miloti, i cili e befasoi atë me një buqetë me trëndafila me shumë ngjrya, tortë dhe dhuratë luksoze nga “Louis Vuitton”.
Ajo i publikoi dhuratat në rrjete sociale, duke u ndjerë e lumtur për befasinë e bashkëshortit.
“Urime ditëlindjen dashuria ime @belkiz_kera ❤️ unë dhe Tiani jemi me fat që të kemi në jetën tonë“.

