Ramadan Krasniqi është një nga artistët më të njohur dhe të respektuar të muzikës shqiptare.
Dani prej vitesh mbetet një njeri shumë i dashur nga publiku i gjerë, interpretuesi i shumë hiteve, që edhe sot mbeten të freskëta e dëgjohen me shumë dashuri.
Përveç muzikës, Dani është mjaft i angazhuar edhe në familje dhe një prind e tashmë një gjysh shumë i kujdesshëm.
Duke qenë ndonjëherë aktiv në rrjete sociale, ai publikon edhe imazhe nga jeta e tij private.
Sot ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi me mbesën e tij, Assian.
Ata shihen duke u argëtuar së bashku, Dani duke i bërë qejfin mbesës së tij të vogël, e cila dëshiron të luajë.