Ish-protagonistja e emisionit “Për’puthen”, Tea Trifoni, u kthye përsëri në qendër të vëmendjes.
Jeta e saj personale vazhdon të komentohet ende, mirëpo edhe ndryshimi i saj në dukje po bënë gjiron e rrjetit.
Nëse e krahasojmë në periudhën kur ajo ishte pjesë e programit “Përputhen” dhe tani, vërehet se Tea ka larguar kilogramët e tepërt.
Kjo është edhe arsyeja që kanë shpërthyer shakatë në rrjetet sociale.
“Para dhe pas iftarit”, ishte një foto e saj që po qarkullon në medie dhe u bë bujë.
Mirëpo, Teas nuk i bëhet vonë, ajo po vazhdon të duket mjaft tërheqëse në secilën pozë që sjell për ndjekësit e saj.