Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Troi. Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale me një foto të bebit nga materniteti, por pa i zbuluar portretin.
Ndërkohë deri më sot reperi nuk e kishte prezantuar të birin me publik. Mirëpo ai nuk ka mundur ta mbajë më gjatë fshehur portretin e vogëlushit dhe sot e ka prezantuar me gjithë botën. Don Phenom, ka ndarë një foto shumë të ëmbël të djalit shoqëruar me emojin e një zemre dhe hajmalisë për ta mbrojtur nga syri i keq.
Kujtojmë se Don Phenom dhe bashkëshortja e tij na e kishin mbajtur të fshehtë faktin se do bëheshin prindër. Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, ka treguar se është në pritje të ëmbël të një bebushi.
Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit që sapo lamë pas Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.